Flet serbi që u trajnua kundër shqiptarëve nga skocezi: Ky është qëllimi ynë numër një

Skocezi Jim Dowson, figura kryesore e grupit militantë të krishterë me bazë në Britani të Madhe, ka një kohë të gjatë që po trajnon serbë e ndihmon serbët me pajisje ushtarake kundër shqiptarëve. Një prej tyre, është edhe një serb i cili ka pranuar të rrëfejë se bashkëpunon me skocezin. Ky serb madje është pjesë e Partisë Radikale Serbe, në krye të së cilës është Shesheli.
Një prej trajnuesve të skocezit Jim Dowson, është edhe një student nga Serbia, i cili ka pranuar të rrëfejë për bashkëpunimin që e ka me skocezin lidhur me armatimin dhe trajtimin kundër shqiptarëve, shkruan Gazeta Express.

Duke përdorur ekspertizën e tij në shfrytëzimin e fuqisë së mediave sociale për të ndihmuar aktivistët e ekstremit të djathtë të vendosur në Serbi, Jim Dowson ka kontaktuar me shumë të rinj serbë, të cilët i ka trajnuar kundër shqiptarëve.

Një prej tyre është një student i Mjekësisë, i quajtur Filip Miliniç, i cili drejton një grup nacionalist të quajtur “Gjenerim Identiteti”. Ky grup nacionalist është mjaft me ndikim në Beograd, zbulon BBC.

Në faqen e Facebook-ut të Miliniç thotë se punon për Partinë Radikale Serbe, udhëheqësi i së cilës u dënua për krime lufte muajin e kaluar, Vojislav Sheshel.

“Ne jemi kundër emigracionit masiv, emigracionit të paligjshëm … në parim, ne nuk duam të zëvendësojmë, të jemi të edukuar nga ekzistenca në vendet tona”, ka thënë Miliniç, kur u pyet për aktivitetet e grupit.

“Ky është qëllimi ynë numër një.”

Miliniç thotë se Dowson e ka mësuar grupin e tij për trajnimin e mediave sociale, duke fituar mijëra ndjekës në Facebook.

“Tani kemi mbi 7,000 pëlqime në Facebook, kjo është shumë e dobishme”, shton Miliniç.

Dowson ka mohuar dhënien e trajnimit, por thotë se ka këshilluar qindra grupe në internet.

BBC zbulon se Jim Dowson është pas një rrjeti të faqeve në Facebook me rreth 2.5 milionë ndjekës.

Ky rrjet i hulumtimit, ka zbuluar se KTI ka arritur të dërgojë pajisje ushtarake në Kosovë duke përfshirë xhaketa anti-plumb dhe pajisje të komunikimit.

Skocezi Jim Dowson, i cili përshkruhet si aktivisti më me ndikim në Britaninë e Madhe nga të djathtët, ka themeluar grupin nacionalist “British First” dhe në vitet e fundit ka qenë figurë qendrore në “Kalorësit Tempullar Ndërkombëtar” – një grup militant i krishterë me bazë në Britani të Madhe.

Ky grup, i cili u largua nga Britania më 2014, u ndalua nga Facebook muajin e kaluar për shkelje të vazhdueshme të standardeve të bashkësisë së medias sociale. Krerët e saj u burgosën për krime të urrejtjes fetare më parë këtë vit./GazetaExpress/

Loading...