Skuadra e Goblenit nga Kumanova para ca ditësh festoi titillin kampion në Ligën e tretë-Veri dhe tani nga sezoni i ardhshëm do të garoj në ligën e dytë të Maqedonisë në futboll-grupi i Perëndimit.

Meritorë për këtë sukses historik janë të gjithë në klub, por duhet vecuar futbollistët të cilët kanë dhënë shumë djersë në arritjen e këtij qëllimi.

Edhe i riu Hekuran Iljazi ka dhënë një kontribut të madh në këtë arritje historike të FC Goblen.

Gjatë një interviste për Lajm, ai flet për titullin kampion, ndeshjen më të vështirë, si e përjetoi mungesën në fushën e lojës ditën e festës e tjerë.

“Ky kampionat për mua ishte me të vërtet shumë domethënës, pasi që ishim favorit të pakrahueshëm për kualifikim në ligë të dytë. Jam tejet i kënaqur me punën dhe angazhimin e klubit që kemi bërë për të arritur suksesin të gjithë së bashku”, deklaroi Iljazi, që luan në repartin defensiv.

Sipas tij, ndeshja me konkurrentin kryesor për titull, SSK Nova ishte më e vështira në kampionat.

“Ndeshjen që mund ta vecoj nga të gjitha takimet nga ky sezon ishte ajo kundër SSK Nova, ku ne ishim mysafirë. Ishte një lojë tejet e vështirë, pasi që luanim kundër konkurrentit kryesor, por me angazhimin tonë fituam me rezultat1:3”, tregon 20-vjecari.

Iljazi për shkak të kartonit të kuq mungoi në festën e Goblenit. Thotë se ka pasur përzierje të emocioneve.

“Unë në lojën me Ilindenin u ndëshkova me karton të kuq dhe isha i dënuar me tre ndeshje mosluajtje, kështu lojën e fundit me Kadinon, ku edhe zyrtarisht u shpallem kampion. Unë në njërën anë isha tejet i gëzuar për suksesin që arritëm, por edhe i hidheruar me vetën pasi që nuk isha prezent në fushen e gjelbërt për t’i ndihmuar bashkëlojtarëve. Gjithsesi ishte ndjenëj është e papërshkruar, pasi bëmë krenar familjet tona si dhe qytetin e Kumanovës që një kohë të gjatë mungonte futbolli në këtë vend sportëdashes”, thotë ai.

Për në fund, ai tha se ende ka për t’i dhënë Goblenit.

“Unë tani mendoj të qëndroj me ekipen, të përgatitemi tutje për ligën që na pret si mysafir të rinj dhe t’ju tregojmë se kemi vlera sportive”, përfundoi Iljazi, lojtari shpresëdhënës i FC Goblen nga Kumanova.

Loading...