Gonxhe Agnes Bojaxhiu, e njohur si Nënë Tereza, sot është shpallur Shën Tereza në Vatikan, pasi Papa Françesko ka pranuar dhe ka çuar përpara procesin e shenjtërimit.

Në një grup Facebook-u, “Albanian Vintage Photography, people, cities, culture and history”, është publikuar fletë pagëzimi i Shën Terezës, transmeton Koha.net.

Ajo ka vdekur më 5 shtator 1997 në Kalkuta të Indisë, ku ka shërbyer si motër katolike me misionin kundër varfërisë.

Ky dokument është “duplikat”, por është mjaft interesant dhe i veçantë.

Loading...