Me projektin “Plas” Flori do të marrë pjesë në këtë festival

Flori Mumajesi është njëri ndër kantautorët më të mirë shqiptarë.

“Plas” është projekti i tij i fundit, i cili erdhi në versionin audio, e me këtë këngë Flori do të marrë pjesë në edicionin e 20-të të Festivalit Kënga Magjike, shkruan rtv21.tv

Në Pallatin e Koncerteve, në datat 5 dhe 6 dhjetor janë netët gjysmëfinale të Kënga Magjike, ndërkaq 8 dhjetori është Finalja e madhe e Festivalit.

Përmes një videoje në Instagram, Flori tregoi se ishte në provat e Këngës Magjike, e për këtë ai ndjehej tejet i emocionuar. Madje, ai tha se gati sa s’iu shkul zemra nga vendi dhe se e kapluan emocionet.

Para projektit “Plas”, Flori solli dhe një bashkëpunim me Brunon, që titullohet “Ja ke bo vetes”, këngë, e cila u publikua para pesë ditësh dhe deri më tani arriti mbi 1 milionë klikime./21Media

Loading...