Futbollistët e Arsenalit dhe Liverpoolit kanë luajtur sonte në Londër baraz 1:1, në derbin e javës së 11-të në Premierligë.

Për Arsenalin nga minuta e parë kanë luajtur Shkodran Mustafi dhe Granit Xhaka, kurse te Liverpooli në pjesën e dytë është aktivizuar Xherdan Shaqiri.

Derbin në Londër e ka ndjekur edhe kickboksieri, MMA, i njohur shqiptar, Florian Marku, i cili ka qenë mysafirë i Shkodran Mustafit.

Marku ka falënderuar Mustafin, ndërsa ka shtuar se edhe ndeshja i ka pëlqyer.

“Faleminderit për ftesën bisha, Shkodran Mustafi, ishte një ndeshje e shkëlqyer”, ka shkruar Marku në faqen e tyre në rrjetin social facebook, duke publikuar edhe një foto të përbashkët me Mustafin./lajm

Loading...