Kjo juriste 27 vjeçare posedon nivel të lartë të vetëdijes së lartë të modës dhe veshjen e kombinon me shumë shkathtësi. Ka kujdes në përputhjen e ngjyrave dhe shkurtimet. Për këtë shumë kush do të thoshte se është vërtetë një zonjushë e re me stil

Vitet e kaluara shumë kujdes I kam kushtuar arsimimit tim. Shkollën e mesme e kam mbaruar në Sakramento, SHBA, ndërsa pastaj diplomova në studime juridike në Universitetin e Stulit në Tetovë. Kam magjistruar në Universitetin FON në Shkup. Tani punoj në sekretariatin për çështje evropiane dhe udhëheq biznesin tim privat, thotë ajo në intervistën e bërë për TEAMODERNA

Kur bëhet fjalë për stil, do të thoja se nga mosha e re kam ditur të zgjedh veshje dhe vetë të caktoj se çka do të mbath, ndërsa gjatë qëndrimit në Amerikë edhe më tepër se ndërtova stilin personal. Stilin tim e definoj si sportiv-elegantë, me format të pastërta, pa detaje sulmuese, me nje element që dallohet. Dëshiroj të jem e veshur praktike, autentike dhe vetja në zgjedhjen.

florida_4

Veshje e përditshme dhe në mbrëmje

Stili nuk blihet, ai ndërtohet. Nën këtë moto e kam formuar dukjen stilike në veshjen. Kur bëhet fjalë për veshje të përditshme, kënaqem të mbath klasikë të lartë në të cilën shtoj diçka karakteristike për mua. Edhe në punë praktikoj të jem gjithmonë në përputhje me kodin e veshjes, ndërsa kur jam me miqtë në shtëpi mbath atlete.

Stili im për daljet e mbrëmjes nuk veçohet shumë nga ai I veshjes së përditshme por megjithatë mendoj se glamuri i butë është pjesë përbërëse për atë pjesë të ditës. Në dritaren time kam shumë xhinse, funde me mes të lartë, shalle, dhe nuk dëshiroj diçka që të zhvesh shumë. Dua të dukem butë dhe këndshme për sytë.

ITC_0043

Çdoherë kujdesem që këpucët t’i kem të rehatshme për këmbët, ndërsa pastaj shikoj anën e modës

Turqia, Mekka e rrobave

Më së shpeshti blej rroba nga jashtë shtetit. Shpesh udhëtoj në Belgjikë, Poloni dhe Turqi. Pikërisht në Turqi gjej gjithçka që e pëlqej. Veshjen e zgjedh me mendjen, e jo me zemër. E dijë çfarë më përshtatet. Nuk shpejtoj kur blej, me kujdes e kërkoj atë që e kam paramenduar. Stambolli ofron mundësi fantastike për shoping me kualitet.

E adhuroj dizajnerin turk Ertan Kajken dhe dizajnerin libanez Eli Saab.

florida_2

Këmbëngulje për stil të mirë

Të gjithë jemi të ndryshëm. Nuk duhet të akuzojmë askënd për stilin e tij të veshjes. Sot mundemi t’i lejojmë vetes edhe rroba më të lira, pra me pakë dituri të dukemi mirë. Por është e nevojshme edukatë për modë. Duhet të dimë çfarë na përshtatet dhe të jemi të këmbëngulur në ndërtimin e stilit.

Loading...