Kushëriri kundër kushëririt është titulli i temës kryesore në javoren “Fokus” në Shkup. Në këtë shkrim përshkruhet beteja dhe qëndrimet kontradiktore midis dy kusherinjëve, ish-kryeministrit dhe ish-liderit të VMRO-DPMNE, Nikolla Gruevski përballë ish-shefit të shërbimit sekret Sasho Mijallkov.
“Vëllai i vogël – Gruevski ka vendosur që të disciplinojë kusheririn e madh – Mijallkov, pasi që pas gjithë së kaluarës kriminale dhe autoritale, Sasho Mijallkov vendosi që i vetëm të kërcejë nga anija antiperëndimore e DPMNE, që u përplasë në një shkëmb rus…”,
ka shkruar ndër të tjera javorja “Fokus” në numrin e saj të ri ku përshkruhen raportet midis dy të fortëve të dikurshëm të VMRO-DPMNE që kontrollonin gjithçka në Maqedoni përmes rrjetit të tyre të instaluar të pushtetit. (INA)

Loading...