Fondacioni Maarif i Turqisë (TMV) do të hapë një kopsht për fëmijë në Shkup, i cili do të fillojë me punë më 19 nëntor të këtij viti, njoftoi fondacioni, transmeton Anadolu Agency.
Përmes një njoftimi, TMV tha se synojnë t’i zhvillojnë shërbimet arsimore formale dhe joformale jashtë vendit, duke marrë për bazë vlerat njerëzore.

Po ashtu, fondacioni ka theksuar se qëllimi i tyre është të hapin shkolla dhe qendra të reja arsimore jashtë vendit, të trajnojnë pedagogë dhe të kryejnë aktivitete hulumtuese shkencore.

Fondacioni Maarif ka nisur aktivitetet arsimore në Maqedoni fillimisht me shkollën në Tetovë, ku mësimet shërbime ofrohen për mbi 300 nxënës, nga niveli parashkollor e deri në atë të mesëm, thuhet në njoftim.

“Kopshti në Shkup, punimet për të cilin i filluam të njëjtin vit, do të nisë procesin arsimor më 19 nëntor. Në punimet e riparimet që filluan në muajin gusht, ne rinovuam tërësisht pjesën e brendshme të objektit dhe e bëmë të përshtatshme për fëmijët. Në shkollën tonë do të mësohen fëmijët nga mosha 3 deri në atë 6 vjeç. Shkolla ka pesë klasa, dy dhoma gjumi, banjo për nxënësit, menzë, vende për lojëra në kopsht dhe brenda objektit dhe zyra të punës”, njoftoi TMV.

Kopshti në fjalë është planifikuar të jetë me kapacitet për 150 fëmijë ndërsa gjuhët në të cilët do të zhvillohet procesi arsimor do të jenë gjuha shqipe, turke, maqedonase dhe angleze, sipas kërkesave të prindërve, tha fondacioni.

“Klasat do të formohen sipas përzgjedhjes së gjuhës dhe procesi arsimor do të fillojë në atë mënyrë. I ftojmë të gjithë prindërit në shkollën tonë për t’u pajisur me të dhëna më të detajuara dhe për të bërë regjistrimin”, thuhet në njoftim.

Loading...