Ministria e Shëndetësisë së Palestinës, ka thënë se një njësit special i forcave ushtarake izraelite ka hyrë në spitalin e al-Ahli në Hebron dhe ka qëlluar për vdekje një palestinian 27-vjeçar.

Abdullah al-Shalaldeh është vrarë nga një seri të shtënash nga 21 anëtarët e njësitit special, i njohur si Mustaarabin.

Deri tek incidenti ka ardhur pasi al-Shalaldehi i kishte ndaluar forcat e njësisë speciale që ta marrin në pyetje xhaxhain e tij, i cili do t’i nënshtrohej një operimi pasi ishte qëlluar pak më parë nga forcat izraelite.

Pas incidentit, forcat izraelite e kanë arrestuar xhaxhain e tij Azzam al-Shalaldeh që po shërohej në sptial.

Loading...