Forcat properëndimore kërkojnë largimin e Ali Ahmetit, forcat pro ruse e përkrahin!?

Forcat properëndimore në radhët e Bashkimit Demokratik për Integrim janë duke kërkuar largimin e kryetarit të partisë Ali Ahmeti, thonë burime në këtë parti. Ato vlerësojnë se incidentet e një pas njëshme tregojnë se Ali Ahmeti ka dështuar në menaxhimin e strukturave partiake dhe se nuk ka më autoritet, prandaj duhet të largohet, kurse në vend të tij të vijë një figurë që ka ndikim te anëtarësia.
“Incidenti i fundti nxorri në shesh dyshime se Ali Ahmeti është direkt fajtor për vrasjen që ndodhi. Për këtë arsye, Ali Ahmetin tani janë duke e përkrahur vetëm forcat proruse në BDI që kanë lidhje me Ilir Metën, kurse forcat pro NATO dhe BE janë kundër tij”, ka thënë një burim partiak.
Sipas tij, përkrahja nga Ilir Meta tregon se Ahmetin e përkrahin forca proruse, sepse shumë mediume dhe analistë kanë thënë se Meta dyshohet prej FBI-së amerikane.

Loading...