Forcat speciale të Maqedonisë demonstruan gatishmërinë e tyre (VIDEO)

Komandanti i forcave amerikane në Evropë dhe Komandës supreme të NATO-s për Evropë, gjenerali Kurtis Skaparoti së bashku me delegacionin e Ministrisë së Mbrojtjes dhe Armatës së Republikës së Maqedonisë, të kryesuar nga ministrja Radmilla Shekerinska, në kazermën “Ilinden” kanë ndjekur stërvitje demonstruese të kryer nga pjesëtarët e Regjimentit të operacioneve speciale në ARM.

Forcat speciale të Maqedonisë para mysafirëve të lartë e demonstruan gatishmërinë e tyre për veprim gjatë pritës së një grupi të vogël terrorist, pikë kontrolluese për ndjekjen e automjeteve dhe pritë, sulm i papritur në vend të banuar dhe robërim të cakut të lartë dhe shpëtim të popullatës.

 

Gjenerali Skaparoti, para ministres Shekerinska i lavdëroi trupat për disiplinën dhe gatishmërinë e treguar.

“Dua t’i lavdëroj trupat e juaj për stërvitjen e qartë dhe disiplinën e shprehur dhe gatishmërinë, si dhe të theksoj se ata shfrytëzojnë standarde dhe procedura të NATO-s. Atë që sot e pamë është me të vërtetë e rëndësishme”, deklaroi Skaparoti.

Aleanca, theksoi Skaparoti, lartë e vlerëson kontributin e Shkupit në operacionet e NATO-s në Afganistan dhe pjesëmarrjen e trupave të juaj në përkrahjen e forcave ndërkombëtare.

Ministrja e Mbrojtjes Radmilla Shekerinska, shprehu bindje se Maqedonia është partner dhe aleat i sigurt, i cili do të vazhdojë të kontribuojë përmes pjesëmarrjes në misionet ndërkombëtare.

“Si anëtare e ardhshme e NATO-s nga fillimi i këtij viti e rritëm kontingjentin e Maqedonisë në misionin ‘Përkrahje e shkëlqyer’ për 20 për qind. Deri në fund të vitit dërgojmë përkrahje për zgjedhjet në Afganistan, por edhe rritje shtesë të trupave tanë”, deklaroi Shekerinska.

Shprehu kënaqësi, që një pjese të kontingjentit të Maqedonisë i është besuar mbrojtja e komandës së misionit në Kabul.

Loading...