Formimi Agjencisë për përgjime është enigmë financiare

Institucionet kompetente e hedhin topin për përgjigjen në pyetjen se sa do të kushtojë formimi i Agjencisë Teknike Operative (ATO), ose e njohur si Agjencia e cila do t’i kryejë përgjimet, shkruan “Meta” dhe “Portalb.mk”.

Kuvendi sot e ka votuar, Zoran Angellovskin për drejtor të ATO-s, por siç duket askush nuk e di se sa para nga buxheti janë të parapara për implementimin e ligjit të ri për ATO ose megjithatë, ndoshta ende po kalkulohet kjo çështje.

Në vend të dhënave të detajuara rreth implikimeve financiare, në ligj thuhet se mjetet financiare të nevojshme për zbatimin e ligjit për ATO-n, do të sigurohen nga buxheti.

Nga MPB, këshillojnë që përgjigje të kërkohet nga Kuvendi, prej ku ata thonë se duhet që pyetet në Komisionin për Mbrojtje dhe Siguri. Prej atje, nuk janë përgjigjur në pyetjen e dërguar në adresën zyrtare.

ATO, duhet të fillojë me pnë nëntor, ndërkaq formimi i kësaj Agjencie ishte njëra ndër rekomandimet kyçe për grupin e ekspertëve të Pribesë, me çka është kërkuar që të parandalohet keqpërdorimi me përgjimet.

Loading...