“Fortuna 2009”, skuadra e rekordeve për gjeneratat e reja

Në afërsi të qytetit të Shkupit vepron me sukses të madh një skuadër futbolli  me emrin “Fortuna 2009”, e cila duket se është e parapaguar për të shënuar rezultate në futbollin e Maqedonisë, kur bëhet fjalë për gjeneratat e reja.

Kjo skuadër, të mërkurën, edhe zyrtarisht u shpall kampion për Ligën rajonale të Shkupit dhe Kumanovës.

“Fortuna 2009” doli kampione  me gjeneratën  U15 (2003) dhe U14 (2004 e më të vegjël).

Të dyja këto gjenerata titullin e kampionit e kishin siguruar shumë më herë, para se të mbyllej kampionati.

U15  e Fortuna 2009 titullin e kampionit e fitoi me një dominim total, ku nga 24 ndeshje në 22 prej tyre doli fitues, një barazim dhe një humbje.

Ata fituan 67 pikë ose 19 më shum se nënkampioni dhe me një golaverazh 89:17.

Portieri Bajrami është “gardiani’ më i mirë i këtij sezoni, ndërsa sulmuesi Sali Aliji kampionatin e mbylli me 29 gola të shënuar.

Gjenerata U14, pati një dominim edhe më të madh. Kjo gjeneratë në 28 ndeshje shënuan 26 fitore, një barazim dhe një humbje, me golaverazh 126:19 dhe me 79 pikë ose 22 më shumë se skuadra nënkampione.

Golashënues më i mirë i kësaj grupmoshe në përgjithësi doli majtaku Xhezair Abduli me 54 gola të shënuar, që paraqet rekord për këto gara të futbollit të Maqedonisë.

Suksesi i kësaj gjenerata U14 mund të llogaritet edhe më i madh, pasi gjatë sezonit në fanellën e kësaj skuadre kanë luajtur futbollistë të lindur në vitin 2005, 2006 e 2007 dhe të njëjtin janë regjistruar edhe në listën e golashënuesve.

Kjo është hera e parë që një skuadër në  sezonin e njëjtë garues del kampione me dy gjenerata të ndryshme.

Loading...