Fortuna

Të dielën në Hasanbeg, nën patronatin e Komunës së Gazi Babës dhe orgazinimin teknik të Klubit të futbollit “Fortuna 2009” nga Hasanbegu është zhvilluar turneu i “Fitër Bajramit”.

Fitues i përgjithshëm doli skuadra e “Fortuna 2009”, e cila dominoi në të dyja kategoritë U12 dhe U10. Këta deri tek vendet e para në kategoritë përkatëse erdhën pa asnjë humbje dhe me meritë fituan edhe vendet e para. Tek futbollistët e lindur në vitin 2003 në pozitën e dytë u ndal Famosi, ndërsa e treta ishte Milano nga Kumanova.

Në kategorinë 2005 pozita e dytë i takoi Fortuna B, ndërsa në vend të tretë u ndal Nova Kolonia.

Në këtë turne të parë të këtij lloi morën pjesë 10 ekipe, nga Shkupi, Kumanova dhe Velesi, ndërsa defiluan mbi 200 fëmijë.

Pas mbylljes së turneut pasoi shoqërimi me bakllavë të të gjithë pjesëmarësve, ku u harxhuan më shumë se 300 copë bakllavë. Organizatorët e dhe pjesëmarësit thonë se qëllimi u arrit, pasi të gjithë u ndanë të kënaqur me shoqërimin një ditor në Hasanbeg.

“Qëllimit tonë ia kemi arritur dhe për më shum se 4 orë fëmijët u shoqëruan në fushën e futbollit. Gostitja e më shumë se 200 fëmijëve me bakllavë si dhe reth 100 prindër të tyre, neve si klub organizator na bëri edhe më krenarë. Arritëm që fëmijët të mësojnë diç të re për festën e Bajramit dhe në kohë të njëjtë këta treguan zotësitë e tyre.”, tha Safet Ademi, organizator i turneut dhe njëherit kryetari i KF “Fortuna 2009”.

Ndërkohë, edhe trajnerët e skuadrave pjesëmarëse shprehen mjaft të kënaqur nga organizimi dhe pritja në këtë turne.

“Dua të falënderoj klubin organizator për një organizim të shkëlqyeshëm të këtij turne. Qëllimi është arritur dhe fëmijët bënë një aheng për festën e Bajramit. Kësaj radhe me të vërtetë “Fortuna 2009”, e dha provimin për një organizim të mirë të turneve”, tha Ismet Zeqiri trajner i Milanos.

Ndryshe, pas turneut “Dëshmorët e Kombit”, ky është turne i dytë për grupmoshat e reja që organizohet nga “Fortuna 2009”.

Loading...