Edhe Forumi Rinor Shqiptar ka shprehur ngushëllimet për vdekjen e befasishme të presidentit të FFK-së, Fadil Vokrri.

Ja njoftimi ngushëllues i tyre:

“E nderuara Familje Vokrri. Ne Forumi Rinor Shqiptar shprehim ngushëllimet më të përzemërta për ndarjen nga jeta të birit, babait, xhaxhait dhe bashkëshortit tuaj, Fadil Vokrri.

Edhe pse zotëri Fadil Vokrri u nda nga jeta, ai dhe veprat e tij do të mbeten gjithmonë në thellësinë e zemrave tona.

Opinioni mbarë kombëtar, Fadil Vokrrin do ta mbajë mend si pishtar i sportit, sakrificës dhe sukseseve të mëdha.

Ne si organizatë rinore në shenjë nderi për Fadil Vokrrin do të organizojmë turne në futboll të vogël, turne, i cili do ta mbajë emrin e tij”.

Loading...