FOTO/ Ankohet Kim Kardashian, nuk i pëlqejnë më të pasmet e mëdha!

Kim Kardashian po bëhet një njeri tjetër.

Ylli televiziv ka pranuar para nënës dhe motrave se nuk i pëlqen më që të pasmet i ka kaq të mëdha.

Ajo e ka thënë këtë kur motra e saj, Kourntey, është shprehur se Kim i ka të pasmet shumë të mëdha, sidomos ku ulet.

Por, për çudi të Kourteny, ky koment i është marrë për të keq nga nëna e tyre, Kris, e cila më pas tha se Kim i plqen që i ka të mëdha, përcjell Gazeta Express.

“Jo nuk më pëlqejnë! Qaj për këtë gjë gati çdo ditë”, i ka kthyer Kim atyre e ndërsa mund të duket si shaka, shumë e kanë marrë seriozisht.

Megjithatë, kjo gjë nuk vërehet nga postimet që Kim bën vazhdimisht në Instagram, ku jo rrallëherë publikon foto me të pasmet e kthyera./Gazeta Express

Loading...