Kishim një kohë të gjatë që prisnim Dafina Zeqirin me një projekt shqip dhe sapo menduam se kjo dëshirë na u realizua diçka e çuditshme ka ndodhur ditën e sotme.

Projekti i saj “Ti e Din” është pritur shumë mirë nga publiku shqiptar dhe nga fansat e saj që menjëherë e kanë votuar të jetë pjesë e “The Top List”.

Votat e publikut e kanë renditur këtë prurje kaq të bukur në vendet më të mira të klasifikimit të 100 këngëve moderne shqiptare por sot ky klip nuk gjendet asgjëkundi.

Vetëm pak orë më parë mungesa e këtij klipi u ka rënë në sy fansave të saj që menjëherë i kanë kërkuar këngëtares një shpjegim. Për shkak se Duffy’e ende nuk ka folur për fshirjen e kësaj prurjeje nga platforma e Youtube nuk mbetet gjë tjetër veçse të aludojmë.

Mos ndoshta edhe Dafina ashtu si Mozzik dhe Getinjo po has mosmarrëveshje me shtëpinë diskografike me të cilën po punon? Fansat e saj dhe publiku i gjerë shpresojnë që këngëtarja të qartësojë situatën dhe të rikthejë sërish klipin e “Ti e Din”.

Loading...