Presidenti i Turqisë, Recep Tayyip Erdoğan, në fjalimin në Urën e Dëshmorëve të 15 Korrikut në Stamboll me rastin e përvjetorit të tentativës për grusht shteti nga organizata terroriste FETO, tha se fitorja në natën e kësaj tentative është rezultat i rezistencës së popullit dhe guximit të dëshmorëve dhe veteranëve, raportoi Anadolu Agency nga ky eveniment.
Gazeta Lajm ishte mediumi i vetëm nga Maqedonia i ftuar në këtë përvjetor.

Sipa Gazetës Lajm, Erdogan tha se kjo fitore është rezultat i rezistencës së popullit dhe guximit të dëshmorëve dhe veteranëve që atë natë sfiduan tanket dhe avionët.

“Lus Allahun t’i mëshirojë të gjithë dëshmorët tanë të cilët shkruajtën epope, mbrojtën ezanin, flamurin dhe pavarësinë tonë kundër njerëzve të poshtër të FETO-s natën e 15 korrikut”, shtoi presidenti turk.

Ai theksoi se 15 Korriku nuk do të harrohet dhe nuk do të lejojnë të harrohet.

“Për ne do të ngelet i regjistruar në histori”, tha Erdoğan.

Sipas tij, më 15 korrik Turqia ka dëshmuar para botës pjekurinë demokratike.

“Shpresoj ta kemi mbyllur defterin e puçeve në vendin tonë për të mos u hapur kurrë”, deklaroi ndër të tjera Erdoğan, i cili e cilësoi zmbrapsjen e tentativës për grusht shteti si “rilindje e kombit turk”.

Ndryshe, organizata terroriste FETO më 15 korrik të vitit 2016 orkestroi një tentativë për grusht shteti ushtarak, me qëllim për të përmbysur rendin kushtetues dhe qeverinë e zgjedhur në mënyrë demokratike në Turqi, me ç’rast u vranë 250 persona, ndërsa mbi dy mijë të tjerë u plagosën, shkruan AA.

Loading...