Foto emocionuese: Nënëlokja këndon Jasin te varri dëshmorit të Koshares, Shpëtim Bojku (Foto)

Kjo fotografia ka ngjallur emocione në mbarë trojet shqiptare. Aty vërehet nënëlokja në varrezat me borë, duke lexuar lutje te varri i Shpëtim Bojkut, njërit prej dëshmorëve të Koshares, shkruan KumanovaSot.

Shpëtim Bojku ishte pjesëtar i Brigadës 138 “Agim Ramadani “ dhe ra ne betejën e lavdishme te Koshares. Shpëtimi ishte ushtare i rrepte dhe guximtar që e bënte atë shëmbëlltyrë në vigjilencën e kryerjes së çdo detyre me sukses gjatë realizimit të Betejës

së Koshares përmes sulmit dhe luftimeve që ishin zhvilluar për 77 ditë me radhë . Renja e Shpëtimit, nuk ishte fundi i tij. Ai ra ne Altarin e Lirisë, vepra e tij mori një kahje tjetër, atë te pavdekësisë e shënuar me shkronja te arta duke lëne nder breza përkujtimin për veprën dhe shëmbëlltyrën e pashoqë, e çmueshme për ditët e lirisë…

shpetim 11

Loading...