ShowBiz

FOTO/ Këshilla bukurie nga Jackie Kennedy

auto_Screenshot_111490011835

Përveç se ka dhënë mësime stili dhe elegance, Jacqueline Lee Bouvier Kennedy (e njohur për të gjithë si Jackie) vazhdon të mbetet një pikë fymëzimi për çdo fashionista dhe beauty addict që respekton veten si të tillë.

Ndaj më poshtë kemi renditur 5 mësime të vyera elegance dhe bukurie që na mësoi në daljet e saj.

I kushtonte rëndësi të veçantë pastrimit të fytyrës (e lante fytyrën me sapun nga Deti i Vdekur): Zonja e Parë e SHBA përdorte sapunin Erno Lazlo’s Dead Sea Mud Soap, të pasuruar me metale si kalcium, kalium dhe magnez, që e lënë lëkurën të butë.

Kishte parfumin e saj signature që e përdorte çdo ditë: ajo adhuronte “Lovely Patchouli 55” të House of Krigler. Një aromë plotësisht sensuale.

Përdorte gjithmonë një vaj për majrat e flokëve: flokët e saj mund të përfshihen padiskutim në ato më ikoniket të të gjitha kohërave. Hairstylist dhe makeup artist i saj Peter Lamas e sugjeronte të përdorte në përditshmëri një vaj specifick për majrat e flokëve. Christophe Robin Moisturizing Hair Oil ishte i preferuari i saj.

Kombinonte buzëkuqin me veshjen: edhe pse makijazhi i saj në përgjithësi ka qenë minimal, Jackie nuk nguronte të provonte ngjyra të ndryshme që i kombinoheshin me veshjen.

Kujdesej shumë për vetullat: shumë kohë më parë se Brooke Shields dhe Cara Delevingne, Jackie tregonte se si duhet kujdesur për vetullat e mbushura dhe të gjera.

Dhe një keshillë e fundit ekstra nga ajo: “Less is more”./class

auto_34698c544aecd8685a98318b289382371490011844 auto_1d25ca6cdf87787c5083bedc879260df_11490011839 auto_6f610f81717621e80611eb5551fd25ec1490011841 auto_bdf7b3883a43a7e5d1d4ced1dd6df69c1490011842 auto_34698c544aecd8685a98318b289382371490011844

To Top