Videoklipi i fundit i këngëtares shqiptare Linda Halimi bëri shumë bujë në media.
Skenat e ‘nxehta’ që shfaqnin këngëtaren duke shkëmbyer puthje me një vajzë u komentuan pafund. Ndërsa vetë Linda pranoi se kjo këngë ishte një eksperiment. Në një intervistë për ‘Wake Up’, Linda ka folur për detajet e klipit.

“Unë jam person shumë i rezervuar. Gjërat intime i kam ruajtur për në dhomën e gjumit. Skena ka qenë shumë e sikletshme sepse ne duhet të silleshim sikur ishim vetëm, ndërsa pas kamerës ishin pesë persona të ndriçimit dhe grimierë, pra të gjithë ata që po punonin me ne. Na u desh ta përsërisnim puthjen gjashtë herë. I vetmi problem dhe dallim ishte buzëkuqi. Ngaqë i kishim të dyja buzët e lyera, sa herë na duhej të përsërisnim puthjen, duhet të lanim dhëmbët dhe të lyenim buzët sërish”,-ka shpjeguar Linda. Më tej këngëtarja zbuloi se ideja për atë skenë ishte e regjisorit të klipit dhe kjo zgjedhje nuk ishte frymëzuar nga kënga e Rita Orës, siç është përfolur së fundmi./revistawho.com

Loading...