Ata janë dy prej ish-futbollistëve të njohur që kishte KF Kumanova në periudhën e saj të ndritshme. Janë emra që nuk harrohen, shkruan gazeta Lajm.

Bëhet fjalë për ish-portierin legjendar, Afrim Latifi dhe sulmuesi Nuredin Fetai.
Të dy këta ruajnë me nostalgji fotografitë e vjetra.


Në fotot e fundit të publikuara shihen të dy, “Nura” dhe “Afa”, me këto nofka i njohin në qytetin e tyre të lindjes.

Fetai këtu duket shumë i ri, si 12 vjecar kur kishte nisur karrierën e tij te Kumamova, kurse Latifi në zenitin e tij të karrierës.

“Flm për fotot Portieri më i mirë në Maqedoni. E flm shumë, ky ishte ai njeri që  unë fillova hapat e parë të futbollit. Flm për të gjitha Afo Legjendë”, ka falënderuar Fetai në fb e tij Latifin.

Ndonëse të dy kanë pësuar ndryshime fizike, edhe sot nuk është shumë vështirë për t’i dalluar./lajm

Loading...