Foto: Rrëzohet Jennifer Lopez

Këngëtarja dhe aktorja e njohur, Jennifer Lopez, është rrëzuar nga shkallët.

Megjithëse nga pamjet duket e tmerrshme, J-Lo është shëndoshë e mirë, pasi skenat e rrëzimit kanë qenë vetëm pjesë në skenat e serialit në të cilin ajo është protagoniste, transmeton Telegrafi.

46 – vjeçarja ka xhiruar një skenë shumë të vështirë, ku i duhej të rrëzohej nga disa shkallë, por fatmirësisht që nën të ndodhet një shtresë sfungjeri për ta mbrojtur nga dëmtimet.

Zakonisht skena të tilla realizohen nga dublantët, por si duket Lopez e ka marrë shumë seriozisht punën e saj dhe ka dashur që gjithçka të realizojë vetë.

Loading...