Fotoja e Ballist Morinës që ndaloi policia në stadium/FOTO

Tifozat Kuqezi kanë bojkotuar miqësoren Shqipëri – Gjeorgji, në shenjë pakënaqësie me Federatën Shqiptare të Futbollit dhe Policinë Shqiptare, që nuk u kanë lejuar të fusin në stadium një transparent mbështetës për Ballist Morinën.

Ballist Morina po mbahet në paraburgim pas kapjes nga policia, ku i janë gjetur armë pa leje, dhe Tifozat Kuqezi janë deklaruar kundër arrestimit të protagonistit të Beogradit, që në ndeshjen Serbi – Shqipëri, pati lëshuar një dron me simbole kombëtare në stadium.

Në fotografinë e mëposhtme, mund ta shihni transparentin që nuk u lejua të futet në stadiumin Qemal Stafa.

ballist

Loading...