Edhe pse ka lindur, është rritur, jeton dhe punon në Zvicërr, fotomodelja Bernadeta Ana Nikollbibaj zemrën e ka në Kosovë, respektivisht në Gjakovë, qytetin e saj të origjinës. Lajm.Tv dhe Gazeta Lajm kanë zhvilluar një intervistë me Anën në Lucern të Zvicrës. Në këtë intervistë ajo ka folur gjerë e gjatë për profesionin si infermiere dhe si fotomodele. Krenohet me prejardhjen e saj kosovare, krenohet me Rita Orën, Dua Lipën, Granit Xhakën e Xherdan Shaqirin, por edhe pse është katolike, nuk e fsheh që krenohet me punën e hoxhës Halil Kastrati. Ajo madje disa herë ka dhuruar edhe mjete për shoqatën “Jetimët e Ballkanit” që udhëhiqet nga Halil Kastrati.
“Sa herë që e shikoj Halilin duke dhuruar shtëpi për ato familje skamnore, nuk mund të ndalem duke qarë”, thotë mes tjerash.

Për momentin ajo është ndër fotomodelet më të kërkuara shqiptare, por nuk mund tu përgjigjet të gjitha ofertave, për shkak se i është përkushtuar profesionit të infermierisë, ku thotë se më së miri vjen në shprehje shpirti human shqiptar.

Në këtë intervistë ajo flet edhe për përditshmërinë në Zvicër, për jetën private, për planet në profesion, për motrën e saj që poashtu po zhvillon karrierë të suksesshme.

Angazhime më intensive në fushën e fotomodelizmit, Ana Nikollbibaj premton pas vitit të ri, kur do të kemi raste ta shohim edhe në evente që do të organizohen në Kosovë e Shqipëri, e ndoshta edhe në Maqedoni.

Fotomodelja shqiptare: Jam katolike, por krenohem me punën e hoxhës Halil Kastrati (Video)

Fotomodelja shqiptare: Jam katolike, por krenohem me punën e hoxhës Halil Kastrati (Video)

Gepostet von Lajm TV am Mittwoch, 5. Dezember 2018

Loading...