FOTO+VIDEO:Zilbeari, talenti i ri kumanovar në futbollin austriak

Zilbear1Reshat Ibrahimi

Almedin Zilbeari (21 gusht 2006) i lindur në një familje kumanovare në St.Polten të Austrisë ka filluar të shkëlqejë në futbollin austriak, duke u cilësuar si një talent i ri i këtij vendi.

Këtyre ditëve familja e Almedinit gjendet për pushime në vendlindjen e tyre në Vishticë të Likovës, ndërsa shfrytëzuam rastin për të mësuar më shumë rreth fillimit të karrierës dhe ëndrrat e tij në të ardhmen.

Zilbear2Babai i Almedinit, Samet Zilbeari shprehët për “Lajm” se djali i tij ka filluar të luajë futboll që në moshën 6 vjeçare.

“Djali im me fuboll filloi të merret nga muaji shtator të vitit 2013, duke u regjistruar në ATSV Obergrafendorf në afërsi të St. Polten. Në këtë klub ka ushtruar një vit, ndërsa më pas u transferua te klubi tjetër USC Markersdorf. Tek këto dy ekipe është zgjedhur katër herë golashënues i kampionatit për gjeneratën e tij. Pas ndeshjeve të mira, Almedini u bie në sy drejtuesve të Akademisë së futbollit LAZ St. Polten, që është një arritje e madhe për të, pasi në këtë shkollë pranohen vetëm talentet e futbollit. Përvec kësaj djalim këtu do të stërvitet me lojtarët që janë një vit më të vjetër në moshë. Almedini është 9-vjeç kurse do të ushtroj me 10-vjeçarët”, e nis rrëfimin e tij babai, Samet Zilbeari.

Zilbear3Babai i Almedinit tregon se djali i tij, duke luajtur për Markersdorf-in dy herë është zgjedhur lojtar i gjeneratës U9, ndërsa në turneun e fundit (13-14 qershor) të mbajtur në Holabrun, ku kanë garuar 24 ekipe me 260 futbollist, është shpallur golashënues me 9 gola. Këtë epitet e ka fituar për herë të dytë, pasi sezonin e kaluar me 13 gola ishte zgjedhur po më i miri.

Zilbear5Gjithashtu, prindi i tij Sameti thotë se sot në moshën 9 vjeçare Almedini është kërkuar dy herë nga skuadra e njohur austriake Austria Wien që të jetë pjesë e talenteve të reja të këtij klubi, por nuk kanë pranuar ofertën e tyre. Ai tregon edhe arsyet:

“Po, Austria e Wienës dy herë e ka kërkuar Almedinin, por nuk kemi pranuar, sepse djali është shumë i vogël. Pastaj i binte që të udhëtojmë tre herë në javë për stërvitje nga St. Polten e deri në Wien, ndërsa do të mungonte në shkollë në St.Polten. Pra, ishte diçka e pamundur, edhe pse Austria Wien na ofroi të shpërngulemi si familje në Wien, por prap nuk pranuam”.

Zilbear6Nga fundi i bisedës e pyetëm edhe Almedinin për ëndrrat e tij.

“Unë dëshiroj të bëhem një futbollist i famshëm dhe të luaj për një klub të madh. Ëndrra ime është të bëhem si Cristiano Ronaldo dhe të luaj për Real Madridin”, thotë me buzëqeshje Almedini, i cili luan me këmbën e majtë.

Zilbear7Krejt në fund të shtojmë se, babai Sameti i ka premtuar djalit të tij Almedinit që gjatë verës së ardhshme do ta vizitojnë klubin e madh Real Madrid.

Zillbear4

Loading...