Informacionet e para lidhur me tragjedinë në Tetovë flasin se shkak i zjarrit që përfshiu shtëpinë ishte kamini i vendosur në katin e dytë të shtëpisë. Si pasojë nga flakët e zjarrit që përfshiu shtëpinë jetën e humbi nëna 39 vjeçare, Fatime Zulbehari, dhe 4 fëmijët. Sipas të dhënave të para fëmijët, tre djem dhe në vajzë, ishin të moshës 5 vjeç, 8, 11, 14 dhe vjeç. Momentin që flakët përfshinë shtëpinë bashkëshorti Sulejman Zulbehari, roje nate, nuk ka qenë në shtëpi kur ka rënë zjarri. Lidhur me tmerrin e paparë deri tani që ka ndodhur në lagjen e tyre, ka folur njëri prej fqinjëve.

“Gjithçka ndodhi shumë shpejtë, zjarri e kaploi shtëpinë. Dëgjoheshin britmat e fëmijëve dhe nënës së tyre, mirëpo ishte e pamundur t’u ndihmohet. Deri sa dolëm ne nga shtëpia, kulmi i shtëpisë që digjej veçmë ishte rrënuar, ishte e pamundur të bëhet diçka”, rrëfen për Gazetën Lajm njëri prej fqinjëve të familjes që pësoi tragjedinë e rëndë.

“Nuk do ta harroj këtë tmerr deri në ditën e varrit”, thotë ai.

Për momentin po kryhet ekspertizë në vendin e ngjarjes nga ana e prokurorit publik, mjekut të mjekësisë ligjore dhe ekipeve të tjera.

 

 

 

 

Loading...