Autoritete detare franceze dhe italiane kanë filluar të pastrojnë detin mesdhe pas derdhjes së naftës e cila u përhap 20 kilometra, pasi dy anije mallrash u përplasen në veri të ishullit të Korzikës.
Rojet bregdetare thanë të hënën se është duke rimarrë disa nga materialet e ndotura, dhe janë duke e monitoruar derdhjen mes ndryshimit të kushteve të motit.

Një anije mallrash tuniziane shpërtheu kur goditi anijen qipriote, gjatë përplasjes të së dielës, duke shkaktuar rrjedhje të karburantit. Askush nuk u lëndua.

Një zëdhënës i autoriteteve detare rajonale franceze tha se pastrimi filloi të hënën në mëngjes të karburantit që është përhapur 20 kilometra, shkruan abcnews.go.com, përcjellë Klan Kosova.

Zyrtarë francez thanë anijet franceze dhe italiane dhe ekspertët e naftës po tërheqin një pengesë lundruese për të mbajtur vajin, dhe pastaj do të përdorin një pajisje ajrimi për të thithur karburantin.

Loading...