Franca sulmon masivikisht Al Rakkën (Shikoni çfarë shkruan nëpër bomba!)

Pas sulmeve barbare në Paris, ka filluar një intensifikim i sulmeve ajrore në al Rakka, që de fakto është edhe kryeqendra e Shtetit Islamik. “Franca ka shtuar sulmet ajrore ndaj Shtetit Islamik dhe tani sulmon masivikisht mbi Rakkën,” shkruan AFP, duke u mbështetur tek informacionet e ministrisë së brendshme franceze.

Sipas deklaratave të presidentit francez, François Hollande, ata kurrë nuk do mposhten e frikësohen nga terroristët e huaj.
Në fotografinë e publikuar në Twitter, shikohen bombat ajrore me mbishkrimin “From Paris with love” (Nga Parisi me dashuri), që realisht do përdoren kundër militantëve të ISIS në Rakka./Bota sot

Terrori në Paris/ Cilët janë dy vëllezërit që organizuan sulmet

Loading...