Sport
11/12/2015 17:02:56

“Francë 2016”, Duka: Nuk shkojmë në Francë për shëtitje, do të bëjmë surpriza

France's Karim Benzema (L) fights for the ball with Albania's Elseid Hysaj during their international friendly soccer match at the Route de Lorient stadium in Rennes, November 14, 2014. REUTERS/Stephane Mahe (FRANCE - Tags: SPORT SOCCER) - RTR4E7DN

Ditën e shtunë në orën 18.00, në Pallatin e Kongreseve të Parisit, do të hidhet shorti i finaleve të Kampionatit të 16 Europian “Francë 2016” ku kombëtarja shqiptare do të njohë kundërshtarët që do të ketë në grup.

Në këtë aktivitet Shqipëria do të përfaqësohet nga Presidenti I FSHF-së Armand Duka, Sekretari i Përgjithshëm i FSHF Ilir Shulku, Zv/Sekretari Besnik Cela, trajneri i skuadrës Xhani De Biazi dhe menaxheri i saj Alban Bushi.

I pyetur për faqen zyrtare të FSHF­së, Presidenti Armand Duka është shprehur: ”Nesër do të hyjmë zyrtarisht në fazën e finaleve, duke njohur edhe kundërshtarët tanë. Sigurisht, janë të gjitha skuadra të forta që i kanë merituar finalet. Nuk bëhet fjalë për preferenca. Ne do të bëjmë Europianin tonë dhe po e përsëris, se në qershor, nuk do të shkojmë në Francë për pushime”.

Shqipëria do të bëjë pjesë në vazon e katërt së bashku me Turqinë, Republikën e Irlandës, Islandën, Uellsin dhe Irlandën e Veriut. Në vazon e parë, bëjnë pjesë këto skuadra: Spanja, Gjermania, Anglia, Portugalia dhe Belgjika.

Ndërkohë që është vendosur që Franca si vend organizator të jetë e parë në grupin A. Në vazon e dytë janë vendosur Italia, Rusia, Zvicra, Austria, Kroacia dhe Ukraina.

Ndërsa në vazon e tretë marrin pjesë Republika Ceke, Suedia, Polonia, Rumania, Sllovakia dhe Hungaria.
Është hera e parë që kombëtarja e Shqipërisë kualifikohet në një event, të përmasave të tilla, sic janë finalet e Kampionatit Europian. Ato do të zhvillohen nga data 10 qershor deri në 10 korrik në Francë.

To Top