Shkruan Medai Shaholli

Presidenti i “dërzhavës”së FYROM-it batko Gjorgje,ka deklaruar se nuk do ta nënshkruaj ligjin për gjuhët (gjuhët e pakicave që përbëjnë të paktën 20% të bashkësisë etnike që flet këtë gjuhë) me të cilën siç thotë ai është antikushtetues dhe prek rendin kushtetues të ” dërzhavës” demokratike.

Në fakt ky ligj nuk prek kushtetutën të paktën sipas njohësve të çështjeve juridike dhe kushtetuese përkon me frymën e MO.Pra, me këtë ligj sipas ekspertëve juridik jashtë radhëve të militantëve partiakë ,ligji për gjuhët paraqet një arritje të madhe për bashkësitë etnike si të drejta që dalin nga konventa europiane e të drejtave të njeriut dhe ruajtjes së identitetit të tyre në mbarë Europën.
Sa i takon shqiptarëve me një përbërje të afro gjysmës së popullsisë së gjithëmbarshme ajo denigrues dhe përdhunohet .Me një fjalë ajo hyn në një grup me gjuhët e pakicave që me një emër të përbashkët i kanë quajtur gjuhët e 20%!!!
Miratim i këtij ligji denigrues është rezultat i qëndrimeve antikombëtare që ka mbajtur DUI në qeveritë e koalicioneve VMRO dhe SDSM, gjatë këtyre 16 viteve për gjuhën shqipe dhe statusin politik të shqiptarëve.

Nga ana tjetër “Presedniçe”Ivanov, e di mirë që ky ligj nuk e bën gjuhë zyrtare gjuhën shqipe as të barabartë me sllavishten e tij por e vë shqipen në një grup të barabartë me jevgjërishten,turken, serbishten… por urrejtja ndaj shqiptarëve dhe shqipes i ka turbulluar logjikën dhe arsyen për të marrë këtë vendim të padrejtë.Për “Presedniçen” frika qëndron në të ardhmen pasi me këtë ligj hapet “Kutia e Pandorës”,sepse shqiptarët do ta mësojnë të vërtetën një ditë për këtë ligj që Ali Ahmeti dhe liderët e tjerë shqiptarë, ua paraqitën si ligji për gjuhën shqipe dhe për këtë mund të “rrebelohen” e të kërkojnë barazi të plotë apo federalizim të vendit tek enfundit dhe bashkimi kombëtar.Barazia mes dy popujve që do bëhej si rezultat i ndryshimeve kushtetuese kur shqiptarët (jo me përfaqësues si Ali Ahmeti dhe të këtij kallëpi që na përfaqsojnë sot) do kërkonin si kusht për ekzistencës së këtij vendi, për bllokun politik sllav do të thotë humbje e privilegjeve të kombit superior dhe të rolit paternalist të shtetit.
Kjo për sllavët do të ishte shembje e një bote dhe e një rendi feudal që kishte ndërtuar klasa politike sllave me shërbetoret e tyre shqiptarë që nga fillimi i pluralizmit politik .

Ky qëndrim dhe kjo politikë nacinalshoviniste mbi shqiptarët që duhet të marrë fund sa më parë sepse sejmenëve shqiptarë si Ali Ahmeti do i vij fundi një ditë bashkë me ta dhe fundi i aparteidit ndaj shqiptarëve .Shqiptarët do të zgjohen një ditë dhe do të punojnë me dinjitet si gjithë popujt e tjerë për veten e tyre e në këtë rrugë të shenjtë nuk do të ketë forcë që t’i ndal drejt realizimit të ëndrrave të tyre.

Loading...