Frikë nga Rusia, Polonia armatoset rëndë… deri në vitin 2022, 4.7 mld për armatime

Blerja më e madhe e armatimeve në historinë e Polonisë dhe shprehja e kushtueshme e një nevoje
në rritje për siguri: Polonia dhe SHBA-ja nënshkruan një marrëveshje për disa raketa “Patriot”.
“Polonia dhe SHBA, Polonia dhe partnerët e NATO-s konfirmojnë kështu bashkësinë e tyre të vlerave
dhe vullnetin e tyre për mbrojtjen e përbashkët të gjitha vendet anëtare të NATO-s”,- tha kryeministri
Mateusz Morawiecki.
Sipas Ministrisë Polake të Mbrojtjes Polonia do të furnizohet deri në vitin 2022 me sisteme armatimi
me vlerë prej 4,7 miliardë dollarësh.
Polonia dëshiron të blejë deri në vitin 2024 tetë sisteme “Patriot”. Negociatat për pjesën e dytë të
marrëveshjes janë duke u zhvilluar.
Presidenti Andrzej Duda u shpreh gjatë nënshkrimit të kontratës për një moment historik. Tani
Polonia ka akses në armët më moderne.
Dy të tretat e pajisjeve të ushtrisë polake datojnë në periudhën 1991 pas rënies së Bashkimit
Sovjetik dhe shpërbërjes së Paktit të Varshavës. Pas aneksimit rus të Krimesë në vitin 2014,
Varshava e përshpejtoi modernizimin e forcave të saj të armatosura.
Polonia dhe Shtetet e Bashkuara ranë dakord mbi marrëveshjen e armëve kur Presidenti i SHBA-ve,
Donald Trump vizitoi Varshavën në korrik 2017. Qeveria e SHBA-së dha dritën e gjelbër në dhjetorin e
kaluar.
Kontraktuesit kryesorë janë kompanitë amerikane të mbrojtjes Raytheon, Lockheed-Martin dhe
Northrop Grumman.
Në Evropën Lindore po shtohet frika prej Rusisë

Sistemet e armatimit “Patriot” do të jenë pjesë e mbrojtjes së Polonisë kundër një agresioni të
mundshëm nga Rusia. Që nga fillimi i krizës në Ukrainë anëtarët lindorë të BE-së dhe të NATO-s,
Polonia, Estonia, Letonia dhe Lituania ndihen gjithnjë e më të kërcënuar nga Moska./DW/

Loading...