Prindërit i ka kapur frika, që kur u përhapën informacione se në shkollën fillore “Vlado Tasevki” në Kozle ka të sëmurë nga zgjebja, përcjell Telegrafi Maqedoni.

Rrjetet sociale janë “përmbytur” nga komentet për ngjarjet, ndërsa prindërit askush nuk i ka informuar për sëmundjet.

Zgjebja në shkollën “Vlado Taseski”. Unë si nënë, e kamë kuptuar nga një nënë tjetër se fëmija im është në rrezik. Së paku ato janë të detyruar të më lajmërojnë.

Kurir shkruan se Ministria për Arsim dhe Shkencë e kanë vërtetuar lajmin.

Bëhet fjalë për dy fëmijë nga e njëjta familje. Pas raportimit të rastit, menjëher ekipi i Qendrës së Shëndetit Publik doli në terren dhe bëri një kontroll te fëmijët e kësaj klase. U konstatua se përveç këtyre dy fëmijëve, nuk kishte raste të tjera

Loading...