Fshati i Xherdan Shaqirit i stolisur si kanton zviceran, fitoren kundër Serbisë e ka festuar deri në mëngjes! (Video)

Ky fshat nuk gjendet në Zvicër, por në Kosovë. Është fshati Zhegër në komunën e Gjilanit, vendlindja e yllit shqiptar të futbollit, Xherdan Shaqiri.
Bashkëvendasit e Xherdan Shaqirit ishin përgatitur mirë për fillimin e botërorit në Rusi, duke e stolisur Zhegrën me flamuj të Zvicrës.
E kjo është shtëpia e Xherdanit. Në hyrje të saj qëndronin flamuri kombetar, i zvicres dhe i baselit.
Të dielën, Lajm Tv vizitoi familjen Shaqiri.

Goli i Shaqirit për Zvicrën në fund të përballjes kundër Serbisë në botërorin e Rusisë kishte dhuruar emocione të papara edhe në shtëpinë e Shaqirit.
Babai i Xherdanit, Hysen Shaqiri rrëfën për Lajm Tv përjetimet e golit të djalit të tij në sekomdat e fundit të ndeshjes mjaftë dramatike, për shqiponjën dy krenare, për kritikat që tha Elhamdulilah, për shanset e Zvicrës në botërorë.
ai tregon se natën e fitores, në fshatin Zhegër është festuar deri ora katër të mëngjesit.

Loading...