Fshati Mateç-Likovë së shpejti me Shtëpi Kulturore

Në fan page-in zyrtar të Komunës së Likovës informojnë se janë në përfundim e sipër të projektit për Shtëpinë e kulturës në fshatin Mateç, njofton Koha.

“Në fotografitë e mëposhtme ju po e shikoni parterin e Shtëpisë së Kulturës në fshatin Mateç, shtëpi kjo e cila do ti përngjaj absolutisht rajonit evropian me të gjitha kushtet e mundshme për tu zhvilluar dhe ecur përpara çështja kulturore e vendit tonë. Ne jemi në përgatitje e sipër të projektit përfundimtar dhe urojmë në mirëkuptimin tuaj, pasi së shpejti çdo gjë realisht do të duket kështu dhe në vendin se ku ndodhet shtëpia e Kulturës në fshatin Mateç”, thuhet në faqen zyrtare të kësaj Komune.

  

Loading...