Kreu i BDI, Ali Ahmeti pritet që disa drejtorë ti shkarkojë për mungesë rezultatesh por edhe disa që kanë kaluar disa vite në kolltuqe drejtorësh, mëson INA nga burime partiake.
Kjo është mësuar edhe nga qarqet partiake, ku ditëve të fundit janë sinjalizuar tensione dhe nerva se
kush ka fatin të emërohet apo të marr miratimin e kreut partiak.
Vendimi i tillë i Ahmetit vjen pasi që kryeministri Zoran Zaev ka theksuar se nuk është i kënaqur nga
disa drejtorë dhe se do të bëhet shkarkimi i tyre për shkak të mungesë së rezultateve. Zaev nuk ka
përjashtuar asnjë drejtori, pasi që për bazë do të jenë të arriturat.
“Sigurisht se kemi thënë dhe se do të ndodhin shkarkime të atyre që nuk kanë arritur rezultate”, ka
theksuar Zaev për Telma.
Largimi i tyre vjen në kuadër të procesit të emërimit të drejtorëve nga radhët e Lëvizjes BESA dhe
PDSH, që tashmë atyre u kanë takuar disa poste drejtorësh.
Por nga ana tjetër, disa nga drejtorët e deritanishëm të drejtorive dhe agjencive qeveritare po lobojnë
tek Ali Ahmeti për të mbetur në postet e tyre. Siç mëson INA, disa kanë ofruar edhe mbështetje më
të madhe financiare përmes donacioneve për partinë nëse do të ngelen në postet ku janë.
Në çdo degë në raundin e parë të emërimeve ka pasur nga 3 deri në 5 propozime të shënuara për
drejtorë, të cilat më në fund do ti caktojë kreu partiak, ndërsa vulosjen e tyre e bën Ahmeti.
“Nga disa degë për një post drejtori janë dhënë deri në 5 propozime me emra që duhet të
vlerësohen. Kjo është bërë për të mos krijuar përçarje dhe për ti dhënë të gjithve hapësirë, por më
në fund do të vendoset nga Ahmeti”, theksoi për INA, një zyrtar partiak. (INA)

Loading...