“Fshikëzat”, shfaqja më e mirë e SkupiFestival 2016

Me shfaqjen “Zhozefina” të Kompanisë belge “Shalivate”, FNI “SkupiFestival e mbylli edicionin e dhjetë.

Këtë vit në repertor ishin shtatë shfaqje, të cilat publikut i ofruan qasje të ndryshme teatrale dhe estetike, që janë aktuale në krijimtarinë aktuale evropiane.

Juria në përbërje Efe Unsal (kryetar) dhe Diana Spasova e Kridil Andonovski (anëtarë), njëzëri si shfaqje më të mirë të edicionit të dhjetë të SkupiFestival, shpallën shfaqjen “Fshikëzat” të Kompanisë së pavarur “Pangar” nga Stambolli. Loja brilante e aktorëve, niveli i lartë profesional, shprehja precize regjisoriale, ishin vetëm disa nga karakteristikat e kësaj shfaqje, e cila la mbresa të thella te publiku.

Loading...