“Fukarallëk i madh” pak qytetarë therin kurban, ministri i Ekonomisë “freskohet” në liqenin e Ohrit

Festa e Kurban Bajramit qytetarët e Maqedonisë i ka zënë me duar bosh. Këtë vit shumë pak qytetarë mysliman nuk do të kenë mundësi të therin kurban shkaku i varfërisë që ka kapur këtë vit.

“Çdo vit shkon më keq, por si ky vit nuk kam qenë. Unë u përgatita që të shes shumë kurbana, por nuk ka, ska blerës, fukarallk i madh, kam ulur edhe çmimin e kurbaneve, por pak shitje. Nuk e di disa kanë ikur ato që kanë ngelur nuk kanë para mjerim i madh” shprehet një bari i cili ka menduar të shes mbi 300 kurbana

Edhe shitësit ankohen për prishjen e mallit në tezgat e tyre. “Shiko, bre birë janë prish krejt malli, ska blerës, nuk ka pare, krjet në Gjermani kanë shku kush do i haje këto” thotë një pazarxhi nga Tetova. Nga ana tjetër Maqedonia sërish mori një kredi prej 6.5 milionë euro ndërsa kriza ekonomike vazhdon të thellohet.

Nga viti 2018, ku ekonomia e Maqedonisë është në rënie qytetarët ikin me të madhe në vendet evropiane ku kërkojnë jetë më të mirë. Ministri Ekonomisë, Bekteshi ende nuk ka ndonjë alternativë për zbutjen e ekonomisë në vend, dhe as nuk ka marrë masa për ikjen e qytetarëve nga Maqedonia. Ai ditë më parë “freskohej” në Ohër deri sa qytetarët enden në rrugët e Evropës për të kërkuar punë dhe një jetë më të mirë se kjo në këtë vend të pa shpresë. /TS/

Loading...