Funksionarët e ASH-së marrin rroga qeveritare

Nga shërbimi për informim i Qeverisë thonë se rrogat dhe detyrimet e tjera vijojnë dhe realizohen për funksionarët e dorëhequr të Aleancës për Shqiptarët, derisa të bëhet shkarkimi i tyre në Kuvend.

Sipas përgjigjes së dhënë për INA, kjo është ligjore dhe nuk mund të ketë përjashtime derisa nuk ka vendim të plotëfuqishëm.

Janë zv/ministrat, sekretari shtetëror dhe disa drejtorë që janë shkarkuar, por që Qeveria ende nuk ka sjellë vendim zyrtar, ndërsa për zv/ministrat shkarkimet dhe emërimet duhet të ndodhin në Kuvend.

Nga Aleanca për Shqiptarët thonë se ata tashmë janë në opozitë, dhe se është çështje e zvarritjes së institucioneve që deri tani nuk kanë shkarkuar. “Ata kanë shumicën, le të mblidhen dhe ta kryejnë këtë punë. Mos të taktizojnë dhe të keqpërdorin këtë nëpër media. Ne e kemi thënë se jemi opozitë dhe tashmë gjithçka është e kryer”, thonë për INA nga Aleanca për Shqiptarët. Në seancën qeveritare të së premtes, në rend dite janë shkarkime dhe emërime të funksionarëve qeveritar dhe se siç bëhet e ditur në rend dite është shkarkimi i disa funksionarëve të ASH-së dhe emërimi i disa të tjerëve në postet që u ishin ndarë partisë së udhëhequr nga Ziadin Sela. Në Kuvend tashmë është dorëzuar propozimi për shkarkimin e zv/ministrave dhe se pritet që edhe kjo pikë të vihet në rend dite. (INA)

Loading...