Funksionarët shqiptarë të marrin mësim nga Damjanovski

Zoran_DamjanovskiKryetari i komunës së Kumanovës, Zoran Damjanovski po bën gjestin më human në historinë e vet mirëpo në dobi të shqiptarëve. Ai ka vendosur që dy rrogat e tij ti jep si donacion për urën në lagjen Dardania të Kumanovës që u shkatërrua nga përmbytjet e fundit që ndodhën para disa muajve në këtë qytet, shkruan Zhurnal.

Përmbytjet dëmtuan rëndë urën dhe me këtë mbi 10 mijë qytetarë shqiptarë rrezikojnë jetën e tyre për të kaluar mbi këtë urë. Edhe pse kjo është një urë ilegale dhe jashtë planit urbanistik por Damjanovski hapi kuletën dhe dy rrogat e tij do ti donojë për ndërtimin e kësaj ure që është jetike për banorët shqiptarë të lagjes Dardania.

Mbetet të shihet nëse këtë gjest do ta bëjnë edhe funskionarët shqiptarë për Tetovën e cila përjetoi kataklizëm të vërtetë dhe u shndërrua në një qytet fantazmë. Viktima në fëmijë, shtëpi të rrënuara dhe dëme material në vlerë prej miliona eurosh, raporton Zhurnal.

“Unë propozova që me vetëkontribut ta bëjmë urën. I pari thash që dy muaj do të jap si donacion nga rroga ime për atë urë”, ka deklaruar ditë më parë për Zhurnal, Zoran Damjanovski kryetar i komunës së Kumanovës.

Pritet të shihet se sa funksionarët shqiptarë të pushtetit qendror, Parlamentit dhe komunave do të bëjnë gjestin e Damjanovskit.

Loading...