Barcelona e sezonit të ardhshëm ka një karakter të fortë amerikano-latin. Inkorporimi i futbollistëve nga Amerika e Jugut në merkaton e kësaj vere përbën një vlerë të shtuar për të tjerët, që tashmë ekzistonin në grupin e trajnerit Valverde.

Në merkaton e kësaj vere, tre lojtarë nga Amerika e Jugut kanë ardhur: Arthur, Malcom dhe Vidal i lartpërmendur. Më parë, këtë vit, sidomos në janar, Coutinho u përfshi në rreshtat azulgrana, në të cilët gjeti Messin, Suarez dhe Rafinha.

Në fakt, sulmi i Barcelonës është praktikisht i përbërë nga lojtarë të Amerikës së Jugut, të cilët duhet të “natyralizojnë” edhe Dembélé.

Valverde ka një grup lojtarësh luksi në dispozicion, ndaj i mbetet detyrë të marrë më të mirën prej tyre.

Loading...