Tymon Fury ka nisur një sulm drejt boksierit Anthony Joshua pasi, sipas tij, ka refuzuar një ndeshje me Deontay Wilder.

Kampioni i peshës së rëndë në WBA, IBF, WBO dhe IBO, Joshua nuk ka arritur të sigurojë supersfidën me Wilder që do të kishte unifikuar të gjithë brezat.

Por Joshua vendosi të ndeshej me rusin Alexander Povetkin më 22 shtator në Wembley.

“Mendoj se është një kohë e trishtuar për peshat e rënda të boksit pasi kemi të ashtuquajturin djaloshin e artë Anthony Joshua, dhe ai është duke shmangur Wilder dhe nuk do të ndeshet në asnjë mënyrë me të,” shprehet Fury në videon e postuar në Twitter.

“Nëse nuk do të ndeshesh me dikë për 50 mln euro, atëherë nuk do të ndeshesh asnjëherë. Je një turp për boksin.

“Duhet një njeri i guximshëm për të pranuar sfida të tilla, të mos ketë frikë të rrezikojë por ti nuk je ai.”

Loading...