Dhjetëra organizata qytetare sot filluan fushatën “Ec përpara! Zgjedhja është e jotja”, me të cilën qytetarëve në tre javët e ardhshme përmes një serie aktivitetesh publike dhe mediatike do të përpiqen t’ua afrojnë Bashkimin Evropian dhe politikat e saj, si dhe të përgjigjen në pyetjet e shumta lidhur me atë ç’farë duhet të bëjë Maqedonia në rrugën drejt BE-së dhe NATO-s dhe ç’farë do të fitojë me integrimin euroatlantik.

“Organizatat qytetare të cilat janë pjesë e kësaj nisme, vlerësojnë se në këtë moment kyç për shtetin është shumë me rëndësi shoqëria civile të kyçet dhe të veprojë në mënyrë aktive gjatë procesit, me qëllim që qytetarëve t’u sigurojë sa është e mundur më shumë informacione me qëllim që qytetarëve t’u sigurojë sa është e mundur më shumë informacione për atë çfarë do të thotë inkuadrimi i Republikës së Maqedonisë në BE, çka do të thotë anëtarësim në NATO, ndërsa njëherit sa është e mundur më shumë ta afrojmë edhe vetë marrëveshjen mes Maqedonisë dhe Greqisë”, thotë Fani Karafinlova Panovska, drejtoreshë ekzekutive e Fondacionit Shoqëri e Hapur – Maqedonia.

Theksoi se qëllimi i fushatës është të sigurohen informacione për të gjitha aspektet nga çështja e referendumit, me ç’rast shfaqi shpresën, se më 30 shtator një numër i madh i qytetarëve të Maqedonisë të dalin ta shfrytëzojë të drejtën e tyre të votës.

Drejtori ekzekutiv i Eurotink – Qendrës për strategji evropiane Lupço Petkovski, tha se fushata do të përfshijë më shumë aspekte nga hyrja në BE që do të pasqyrohen në jetën e përditshme të qytetarëve, si dhe cilësinë e ilaçeve, cilësinë e prodhimeve, pastërtinë e ujit …..

Organizatat qytetare pjesë e kësaj fushate përpiluan analiza gjithëpërfshirëse prej më shumë sferave të cilat do të gjenden në Internet faqen www.zacekorinapred.mk.

Në suaza të fushatës do të publikohen edhe dy botime të gazetës “EUreka”, që do të jetë falas dhe do të jetë i qasshëm në vendet më të frekuentuara në vend. Numri i parë është publikuar sot, ndërsa i dyti do të publikohet më 22 shtator.

Fushata do të zhvillohet në nivel kombëtar dhe do të përfshijë materiale të ndryshime audio-vizuale – tv spote, animacione, foto fakte…., që do të publikohen në televizione, radio stacione, rrjete sociale, ndërsa do të vendosen edhe bilborde. Njëkohësisht do të organizohen një sërë debatesh mediatike dhe publike, takime të drejtpërdrejta me qytetarët, promovime të librave..

Loading...