Për disa ditë me radhë disa rrugë të komunës së Çairit, gjegjësisht në lagjen “Fushë Tophanë” janë në errësirë të plotë pasi që nuk punojnë dritat në rrugë. Banorët ankohen se përveç errësirës kjo zonë ballafaqohen edhe me shumë qen endacak të cilët janë mjaft të rrezikshëm sidomos tani në këto kushte, Komuna pa përgjigje, shkruan Portalb.mk.

Tanimë disa ditë në disa rrugët e Fushës Tophanës nuk ka ndriçim publik. Banorët kërkojnë përgjegjësi nga komuna, dhe EVN duke pasur parasysh se pagesa e këtij shërbimi është pjesë përbërëse e faturës mujore të energjisë elektrike.

“Ne jemi pagues të rregullt dhe kërkojmë të plotësohen kushtet. Përveç energjisë elektrike ne paguajmë edhe për ndriçimin publik dhe ky shërbimi i fundit nuk na ofrohet. Nuk e dimë se kush i ka fajet EVN apo komuna, por gjithsesi se komuna mban përgjegjësi ngase duhet te intervenojë në problemet që ballafaqohet kjo komunë”, thonë banorët.

Portalb kërkoi zëdhënësin e komunës së Çairit, Kushtrim Alla si dhe vetë kryetarin Visar Ganiu, për të pyetur për këtë dhe disa tema tjera të karakteri publik, por asnjëri nuk e hap telefonin për të dhënë informacionet e kërkuara edhe pse gjatë fushatë së zgjedhjeve lokale, Ganiu ka premtuar publikisht se do t’ua hapë telefonin gazetarëve.

Loading...