Roberto Mancini i hapur për të marrë drejtimin e Kombëtares Italiane. Në një lidhje të drejtpërdrejtë me emisionin Tiki Taka në Mediasset, 53-vjeçari kujtoi se më parë duhet zgjedhur Presidenti i Federatës Italiane të Futbollit

“Unë trajner i Italisë? Nuk e përjashtoj si mundësi, sikurse mund të jenë edhe trajnerë të tjerë, por më parë duhet zgjedhur presidenti.”

Për sa i përket garës për titull në Serinë A, Mancini e sheh si një “betejë” dyshe mes Napolit dhe Juventusit, ndërsa Roma dhe Napoli kanë mbetur pas, por kanë ende mundësi për t’u rifutur në garë.

“Juve duket e avantazhuar, sepse është mësuar duke fituar, por Napoli luan më mirë dhe shpreson që pas 6 trofeve Jeventusi të ngadalësojë pak.”

Mancini theksoi se ruan marrëdhënie të mira me Interin, sikurse me të gjitha skuadrat ku ka punuar. Ai shtoi se zikaltërve u duhet një sulmues anësor me karakteristika të ndryshme nga Candreva dhe Perisic, që ta ndihmojë Icardin që ta gjejë më lehtë golin.

Loading...