Futbolli në Maqedoni sundohet nga shqiptarët

Festë të madhe bëri të dielën e kaluar Shkëndija e Tetovës. Skuadra më e suksesshme shqiptare në
Maqedoni festoi titullin e dytë në historinë e saj 39-vjeçare.
Suksesi bëhet edhe më i madh kur shikohet mënyra se si skuadra tetovare erdhi te titulli. E fitoi atë
shtatë xhiro pa përfunduar edicioni 2017/2018 dhe aktualisht ka 26 pikë më shumë se skuadra e
vendit të dytë, Vardari, por kjo epërsi e pikëve mund të rritet deri në fund, shkruan sot Koha Ditore.
Vardari është bindshëm skuadra më e mirë në Maqedoni, por këtë edicion mbeti tërësisht në hije të
ekipit shqiptar.
Titulli duket i fituar lehtë, por në kampin tetovar thonë se kanë derdhur shumë mund e djersë.
“Shkëndija jo kampionatin, por për të fituar një ndeshje të thjeshtë duhet të japë dy herë më shumë
se të tjerët. Rivaliteti është i madh dhe kundër Shkëndijës gjithmonë të tjerët japin 200-përqindëshin
për të na thyer. Publikisht asnjëherë nuk deklarohet një gjë e tillë, por në realitet nuk është e vështirë
për ta vërejtur këtë dallim”, thotë presidenti i klubit Shkëndija, Visar Bexheti.

Loading...