Futbollisti shqiptar, Labinot Harbuzi, ka vdekur sot në moshën 32-vjeçare. Lajmi është bërë i ditur nga mediat në Suedi, aty ku edhe kishte lindur ky futbollist shqitarë me prejardhje nga Kosova.

Babai i të ndjerit ka thënë se e ka gjetur të birin në mëngjesin e së enjtes në gjendje kritike dhe se ai u transportua me ambulancë në spital, por jeta e tij nuk mund të shpëtohej.

Sipas mikut të tij, Paveł Cibicki, i cili e kishte takuar atë ditë më parë, Harbuzi nuk kishte treguar asnjë shenjë të sëmundjes.

Harbuzi ka luajtur për grupmoshat e të rinjve të Suedisë (U 17, U19, U21), ndërsa karrierën e tij e ka zhvilluar në shumë klube të njohura në Suedi, Holandë dhe Turqi.

Ai kishte veshur fanellën e skuadrës së njohur holandeze të Fejenord në Holandë, aty ku gjithashtu si i huazuar kishte luajtur edhe me Ekselsior, pastaj të Malmos, Syrianska dhe Prespa Birlik në Suedi, Gençlerbirligit dhe Manisasporit në Turqi, ndërsa së fundmi kishte qenë pjesë e skuadrës së Melaka Junajted në Malajzi.

Loading...