Futbollistët e Serbisë për pak të rrihen mes vete, pas humbjes në Çeki

Atmosfera në reprezentacionin e Serbisë është katastrofale, dhe pak ka munguar që të vij deri të rrahja mes Aleksandar Mitrovic dhe Nenad Tomovic. Gjithcka ka kulmuar pas humbjes nga Çekia me rezultat 4-1 në Ostrava, transmeton “Sport”, përcjell “Lajm”. Atmosfera është nxehur në zhveshtore gjatë pushmit të dy pjesëve, ku rrahjen e kanë ndaluar Branislav Ivanovic dhe trajneri Radovan Çurcic. Arsyeja ishte faji për pranimin e golit të parë, ndërsa më pas rezultoi me golin e dytë nga penalltia, të cilën e shkaktoi Tomovic. Pas këtij skandali janë paralajmëruar dorëheqje të drejtorit Savo Milloshevic dhe trajnerit Radovan Çurcic. /lajm

Loading...