Klubi i futbollit Cernilishta edhe zyrtarisht është shpallur kampion në Ligën komunale të Prilepit, pasi në ndeshjen finale mposhti FK Kadica me rezultat 4-2, duke u inkuadruar në ligën e tretë-Qendër. Titullin kampion KF Cernilishtës ia ka uruar edhe Ezgjan Alioski, i cili luan me Leeds United në Angli, dhe i cili është me origjinë nga ky fshat shqiptar i Prilepit.

“Champions K.F Crnilishta. Urime edhe shumm suksese ne ligen e 3! KF Crnilista”, ka shkruar Alioski, duke ia bashkuar postimit të tij edhe një fotografi të KF Cernilishta. /lajm

Loading...