Eljasa Neziri dhe Erkan Seferi, dy fitbollistët nga Shkupi, sot (e enjte) janë promovuar te ekipi i futsall-it Prishtina.

Të dy sulmuesit kanë nënshkruar kontrata njëvjecare me ekipin nga kryeqyteti i Kosovës.

“Jemi super të kënaqur mikpritja dhe kushtet e ofruara. Prishtina është një prej klubeve më të organizuara në futsallin e Kosovës. Do të japim maksimumin të arrijmë synimet e drejtuesve të ekipit”, tha Neziri, ishsulmues i Futsal Shkupi dhe Juventus Serova.

Kujtojmë se, Neziri është reprezentues i Kombëtares së Shqipërisë në futsall, me të cilën me 23 dhe 28 të këtij muaji do t’i luaj dy miqësore kundër Rumanisë, si mysafirë, kurse Seferi reprezentues i Maqedonisë në futsall.

Sezoni i ri në futsall-in e Kosovës do të fillojë muajin e ardhshëm.  /lajm

Loading...